Beograd: Nacionalistët kundërshtojnë konferencën e NATO-s

 

Nacionalistët serbë i kërkuan qeverisë t’i anulojë planet për të organizuar konferencën e NATO-s në qershor.

Kërkesa e sotme përkon me 12 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s që i dhanë fund sundimit të Serbisë në Kosovë.

Partia Nacionaliste Demokratike e Serbisë thotë se do të organizojë protestë nëse takimi vjetor i NATO-s do të mbahet në Beograd siç është planifikuar.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni