“Benzema nuk largohet nga Reali”

“Benzema nuk do të largohet nga Reali i Madridit.” Janë këto fjalët e menaxherit të lojtarit fancez, i cili ka siguruar se gjatë merkatos së verës 24-vjecari nuk do të lëvizë nga skuadra e “Los Blancos”.

Vetëm pak ditë më parë sulmuesi pranoi se Manchester United kishte kohë që ishte vendosur nën gjurmët e tij , taksa dhe Juventus apo Manchester City kanë shfaqur interes për lojtarin e Realit. Megjithatë menaxheri i tij Karim Djaziri në një intervistë për Goal.com tha se transferimi nuk është një opsion për klientin e tij.

Benzema është kthyer në një lojtar kyc për ekipin e Mournihos që kur iu bashkua skuadrës në vitin 2009 dhe ka një kontratë me madrilenët deri në qershorin e 2015.

Nga ana tjetër kampionët e La Ligës kanë blinduar edhe Angel di Maria. Mesfushori argjentinas zgjati kontratën e tij deri në vitin 2018 duke u bërë lojtari i cili ka marrëveshjen më të gjatë me klubin madrilen. Pas tij renditen Casillas, Sergio Ramos, Coentrao, Sahin dhe Varane kontrata e të cilëve skadon në 2017. Gjithashtu nga ky rinovim 24 vjecari do të përfitoi 3 milion euro në sezon nga 2 që fitonte aktualisht. Tratativat e Di Marias me klubin spanjoll kanë zgjatur afërsisht 1 vit dhe tashmë u finalizuan me sukses.Në këtë sezon ish lojtari i Benficës në 32 ndeshje shënoi 7 gola.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni