BDI Ja lista e kandidatëve për ministra

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka në shqyrtim një listë të gjerë kandidaturash për postet më të larta ministrore në kuadër të Qeverisë së re në Maqedoni.

Zyrtarë të lartë të kryesisë së BDI-së deklaruan për median shqiptare në Shkup se janë disa kandidatura që janë në shqyrtim e sipër dhe se vendimi përfundimtar për nominimet do të jetë nga ana e kryetarit Ali Ahmeti.

“Po disa nga kandidaturat janë definitive dhe se pritet shqyrtimi dhe vendimi nga Ahmeti lidhur me disa kandidatura që janë në garë për një post ministror. Por presim që vendimi final të jepet nga kryesia dhe lideri partiak”, theksoi një zyrtar i lartë i BDI-së, duke shtuar se shumica e kandidatëve janë emra të rinj.

Në kombinimet finale në disa poste ministrore janë nga dy apo tre kandidatë të nominuar, njëri prej të cilëve do të jetë kandidati potencial për postin e ministrit apo zëvendësministrave.

Në postin e zëvendëskryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit janë tre kandidatura: Abdylaqim Ademi, Nevzat Bejta, Musa Xhaferi.

Në postin e zëvendëskryeministres për evrointegrime: Ermira Mehmeti-Devaja, kandidatura e së cilës ka marrë dritën jeshile nga kreu partiak.

Disa nga kandidaturat në qeverinë e re:

Zëvendëskryeministër për Marrëveshjen e Ohrit – Abdilaqim Ademi, Nevzat Bejta, Musa Xhaferi

Zëvendëskryeministre për evrointegrime – Ermira Mehmeti

Ministër i Drejtësisë – Vullnet Paçuku, Ilmi Selami, Adnan Jashari

Ministër i Mbrojtjes – nuk ka kandidaturë përfundimtare

Ministër i Ekonomisë – Fatmir Besimi

Ministër i Ekologjisë – nuk ka kandidaturë përfundimtare

Ministër i Pushtetit Lokal – Mervan Xhemaili dhe kandidatura tjera nga dega e Kumanovës

Nga VMRO-DPMNE pritet që të vazhdojë mandatin një pjesë e madhe e kabinetit ministror të Qeverisë së parë VMRO- DPMNE dhe BDI. Sipas një liste të siguruar nga INA dihen tashmë emrat e shumicës së ministrave të ardhshëm.

Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Vlladimir Peshevski

Ministria e Punëve të Jashtme – Antonio Milloshoski

Ministria e Punëve të Brendshme – Goran Trajkovski

Ministria e Financave – Zoran Stavrevski

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve – ?

Ministria e Kulturës – Elizabeta Kançveska- Milevska

Ministria e Bujqësisë – kuadër nga Partia Socialiste

Ministria e Arsimit – ?

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Ivo Ivanovski

Ministria e Shëndetësisë – Sashko Kedev

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale – Spiro Ristovski

Ministra pa portofol – Kenan Hasipi dhe Nexhdet Mustafa.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni