“I dashur votues, Ju faleminderit për kohën që i kushtoni leximit të këtij e-maili. Më 8 maj ju mund të zgjidhni një të ardhme më të mirë për Tiranën. Për një kohë të gjatë Bashkia e Tiranës nuk i ka kushtuar vëmendje zgjidhjes së problemeve të qytetarëve.

Unë kam një plan 5 pikësh mbi punësimin nëpërmjet investimit në infrastrukturë, uljes së taksave, tërheqjes së investimeve, mbështetjes së turizmit dhe financimit të shkollave. Mëso më shumë mbi këtë projekt duke klikuar http://www.facebook.com/Tirana2011

Unë do të fokusohem tek themeli i së ardhmes – fëmijët tanë. Do ta vendos edukimin si prioritetin tim numër një, duke ndërtuar më shumë shkolla të reja në mënyrë që të kemi më pak nxënës nëpër klasa dhe ambjente më të sigurta si dhe duke i dhënë fund përfundimisht mësimit me dy turne. Për më shumë mbi planin tim për arsimin shiko http://www.facebook.com/Tirana2011

Unë do të punoj për krijimin e një Tirane moderne nëpërmjet ndërtimit të unazës së madhe, shtrimit të rrugëve dhe trotuareve, ndërtimit të një sistemi të ri Tramvaji, investimit për kujdesin shëndetsor si dhe përmirësimit të mjediseve në çdo lagje. Për tu njohur më nga afër me këtë vizion zhvillimi shko tek http://www.facebook.com/Tirana2011

Unë do të ndërtoj një Tiranë me më shumë hapësira të gjelbërta, parqe dhe terrene sportive ashtu si në çdo qytet modern Europian, në mënyrë që qytetarët dhe fëmijët tanë të mund të shijojnë hapësirat e gjelbërta publike; Për tu njohur me planin tim për një Tiranë më të gjelbërt shikoni tek http://www.facebook.com/Tirana2011

Unë do të jem ndryshe, nëpërmjet dëgjimit të problemeve të qytetareve, vendosjes së një linje telefonike anti-korrupsion, auditimit të shpenzimeve Bashkiake dhe hartimit të një plani zhvillimi për qytetin. http://www.facebook.com/Tirana2011

Është koha të shohim përtej retorikës së politikës së vjetër duke i dhënë qytetit mundësinë e një fillimi të ri.

Me mbështetjen tuaj ne 8 Maj, Unë do të punoj që Tirana të jetë e para, ju të jeni të parët”.

SHPËRNDAJE