Barcelona shet Villën

Barcelona mund ta shes sulmuesin David Villan. Mediat spanjolle të premten raportojnë se skuadra e Pep Guardiolës, është duke e shqyrtuar mundësinë që ta shes Villën, në mënyrë që me paratë e shitjes se tij të blej mesfushorin e Totenhemit, uellsianin Garet Bjel.

Skuadra katalonase gjithnjë është duke insistuar që në “Nou Kamp” ta sjell uellsianin. Dy skuadrat e mëdha angleze, Çesli dhe Liverpul, raportohet se janë në kontakte të vazhdueshme me ekipin e Barcelonës, për sulmuesin Villa.

Mësohet se sulmuesi spanjoll qysh në afatin e janarit mund të largohet nga kampionët e Spanjës, ndërkohë që në vend të tij mund të vij uellsiani Bjel, i cili admirohet nga trajneri i Barçës, Pep Guardiola.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni