Ballina e mërkurë, 21.12.2011 Lajme Ekonomi Kultura Kronika Intervista Vështrime Sport Kosovë Shqipëri Rajon Botë Showbiz Tech Kuriozitete Man.United ofron 12 milionë funte për Shaqirin

Manchester, 20 dhjetor – Manchester United janë duke e kërkuar mesfushorin sulmues shqiptar të FC Basel Xherdan Shaqiri.

E përditshmja britanike “Daily Star” se United i kanë ofruar agjenti të tij Ulisse Savini rreth 10 milionë funte për tu transferuar në radhët e kampionit të Premier League.

Shaqiri, 20 vjeç, krahasohet me yllin e Barcelonës, Lionel Messin pas një varg lojërash mbresëlënëse për Baselin dhe Zvicrën.

Liverpool ka ndjekur hapa pas hapi Shaqirin që nga koha kur ishte trajner i ekipit, Roy Hodgson por, edhe drejtor sportiv i klubit nga “The Anfield Road” Damien Comolli e ka shikuar disa herë atë.

Fergie është e sigurt se do ta sjellë shqiptarin në “Old trafford” dhe mund ti ofrojë një pagë më të mirë, por Shaqiri tani për tani është i përqendruar ta ndihmoj ekipin e tij në fazat eliminuese Champions League.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni