INTERPOL-i arreston një serb, pjesëmarrës në krimet në Kosovë

Arrestohet në Itali një  serb nga Kosova (ish-ushtarë në Drenicë) anëtar i mafias  “Pinc Panthers”

Romë, 8 qershor

Policia italiane në bashkëpunim me interpolin gjatë një aksioni në Romë ka arrestuar sot serbin nga Kosova me dyshimin se i përket mafias serbe, tashmë të njohur me emrin “Pink Panther”, bandë kjo kriminale që tubon hajdut, trafikantë droge e armësh, trafikues të femrave…Grupi serbë tubon kryesisht ish-oficerë apo dezertues të policisë dhe ushtrisë serbe në luftën e fundit në Kosovë, “Presheva Jonë”
Serbi i arrestuar (39-vjeçari) sipas ANSA-s, ishte në arrati me vite të tëra, ai ishte dënuar me katër muaj burg për vjedhje, u arrestua në Romë, kur policia italiane zbuloi se një pasaportë fallse të Bullgarisë. Agjencia, gjithashtu ka mësuar se anëtari i arrestuar i mafias serbe “Pink Panther” kishte shërbyer në ushtrinë serbe në Drenicë…
Gupi mafioz “Pink Panther” ekziston që nga viti 2000, bandë e cila tubon më se 500 anëtarë në gjitha vendet e BE-së, përfshirë këtu edhe në Zvicër.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni