Apple kërkon 3 miliardë $ të tjera kundër Samsung

Shumë ekpertë ligjorë parashikuan se Apple nuk do ta linte me kaq luftën kundër kompanisë rivale të saj pasi fitoi 1 miliardë $ muajin e kaluar.

Me sa duket këta ekspertë kishin të drejtë pasi The Korea Times raporton se Apple ka në plan ti drejtohet gjyqtares Lucy Koh për më shumë para.

Kompania shpreson të marrë kësaj rradhe 3 miliardë $. Baza e ankesave të Apple është se Samsung u gjet fajtor për shkelje të qëllimshme në 5 nga 6 patentat që ishin në diskutim.

Njësoj siç thotë Robert Barr nga Universiteti i Kalifornisë, gjoba prej 1 miliardë dollarësh është një favorizim ekstrem ndaj Apple në çeshtjen e patentave.

E gjithë kjo punë varet nga gjyqtarja, nëse do të vendosë që Samsung duhet të paguajë më shumë.

Samsung ka në plan të shtojë iPhone 5 në listën e pajisjeve që kanë shkelur patentat e tyre. Ata thanë që do ta nisin gjyqin sapo të analizojnë iPhone 5.

Nuk dihet akoma se sa do të zgjasë kjo analizë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni