Ançeloti: Runi më mahniti

 

Pas humbjes së hidhur të Çelsit kundër Mançester Junajtedit, trajneri i “bluve” të Londrës, italiani Karlo Ançeloti është pyetur pse është zëvendësuar Drogba me Alenkën e jo me Torresin, pasi ky i fundit as në këtë ndeshje nuk e gjeti rrugën e golit.

“Ne duhet tw kemi besim në Torresin dhe jam i sigurt se ai do të shënon. Unë u përpoqa të bëj disa ndryshime. Drogba ka luajtur mirë, por ai ishte i lodhur për shkak se ai ka luajtur 90 minuta të shtunën e kaluar, kështu që për këtë arsye nuk e kam larguar Torresin”, ka thënë italiani.

Ai ka lavdëruar lojën e sulmuesit të Mançester Juanjtedit, Vejn Runit.

“Ai ishte një lojtar fantastik. Ai shënoi golin dhe ka punuar shumë për ekipin e tij. Absolutisht ai ishte fantastik”, tha Ançeloti.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni