Bujanoc, 22 shkurt  -Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Shukri Ymeri takoi në selinë e
KKSH-së në Bujanoc ambasadorin e Gjermanisë në Serbi, E. T. Axel Dittmann, i
përcjellur nga i ngarkuari për çështje politike dhe migracion Matthias Schikorski.
Gjatë takimit ambasadori Dittmann uroi për detyrën e marrë kryetarin Ymeri
dhe u interesua për qëndrimet, prioritet dhe për çështjet të cilat janë kompetencë e
Këshillit Kombëtar Shqiptar, njfoton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Kryetari Ymeri e ka njoftuar Ambasadorin e Gjermanisë rreth punës dhe
aktiviteteve të KKSH-së në të ardhmen duke theksuar se çështja e arsimi e posaçërisht
sigurimi i teksteve shkollore mbetet një nga sfidat më kryesore, ndërkohë që i ka
dorëzuar një dokument në të cilin janë shprehur kërkesat për zgjidhjen e çështjeve të
hapura të Luginës së Preshevës.. Diplomatet gjerman kane hsprehur shqeteimet e tyre per ikjen e te rinjve nga Presheva, duke kerkuar nga autiotet lokla te hapin vende te reja pune, se paku te perbushin premtimet gjate fushtave.

Vlen të theksohet se vizita e diplomatit gjerman ishte e para në KKSH, ku u
diskutuan edhe tema tjera të rëndësishme nga fushat përkatëse në drejtim të realizimit
dhe avancimit të të drejtave të pakicave e gjithashtu edhe të shqiptarëve në këtë rajon.

SHPËRNDAJE