AKSIDENT TRAFIKU: Pesë viktima në Elabasan

Një aksident fatal ka ndodhur në orët para të mëngjesit të së martës në qytetin e Elbasanit. Tre të vdekur dhe tre të plagosur rëndë është bilanci tragjik që u shkaktua nga përplasja e një mjeti me një shtyllë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Ura e Lizës, ku mjeti tip “Mini Cooper” me targa të huaja “CFE 576EN” që kishte si pasagjerë 6 të rinj, është përplasur me një shtyllë, duke shkaktuar sërish një tragjedi në rrugët e Elbasanit, raporton TCH.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Elbasanit, të vdekur kanë mbetur Taulant Haxhiaj, 25 vjeç, i cili ndërroi jetë në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, Roland Xhaferri, 26 vjeç dhe Spartak Bakalli po 26 vjeç.

Ky i fundit ka qenë edhe drejtuesi i mjetit. Ndërkaq, të plagosur rëndë kanë mbetur të rinjtë Indrit Kasa 19 vjeç, Robert Karaj, 24 vjeç dhe Serjan Tafani 28 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar urgjentisht në Spitalin Ushtarak të Tiranës për mjekim të specializuar pasi gjëndja e tyre është mjaft kritike për jetën. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për të nisur zbardhjen e ngjajres.

Nga informacionet paraprake dyshohet se shkaku i tragjedisë është shpejtësia tej normave të lejuara të mjetit. Gjithësesi, po punohet intensivisht për të sqaruar rrethanat në të cilën ndodhi aksidenti. Materialet pritetit t’i kalojnë Prokruorisë së Elbasnait për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, një aksident tjetër ndodhi më herët në aksin nacional Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Vidhas, ku shtetasja Ike Xhakoi, rreth 65 vjeç, u përplas nga një kamion me targa “BR 5528 A” dhe humbi jetën menjëherë.

Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme dhe policia arrestoi drejtuesin e kamionit që shkaktoi këtë aksident me pasojë vdekjen.

Tjetër aksident, humb jetën 20-vjeçari

Një tjetër aksident rrugor, pas atij në Elbasan ku humbën jetën tre të rinj, është regjistruar paraditen e së martës në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, edhe këtë herë me pasojë vdekjen.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se një automjet me targa Durrësi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal dhe për rrjedhojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i saj.

Sipas burimeve, drejtuesi i automjetit me targë “DR 1442 R” është identifikuar si shtetasi Gentian Sinemeta, vetëm 20 vjeç. Burimet shtojnë se dyshojnë se i riu nga fshati Vorrizen po ecte me një shpejtësi tej normave të lejuara./Indeksonline/


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni