“Aktet e e fundit të xhandermerisë serbe në Tërnoc dhe Breznicë kanë qenë të inskenuara ma herët, kanë qenë të pritura, pasi që është duke u bërë një presion i pa parë ushtarako-policorë për shpërnguljen e asaj popullate dhe destabilizimi i situates 84 orë para votimeve saqë me cdo kusht po tentohet që të merret pushteti në Bujanoc. ..Pradnaj, përgjegjës për situatën e mjerë në Luginë, janë serbët dhe ndërkombëtarët dhe disa mjeranë politikaj të dështuar në Bujanoc..”  ka deklaruar sot akademik Nexhat Daci, kyretar i LDD-së për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”

Prishtinë, 6 maj

Pas disa reagimeve kombëtare dhe ndërkombëtare rreth aksioneve të policisë serbe ditën e premte në disa vendbanime shqiptare në Bujanoc sot kemi marrur  edhe opinonin e akademik Nexhat Daci mbi arrestimet e fundit dhe situatën në vendlinjen e tij në Bujanoc.

Akademik Daci,  fillimisht duke dënuar këto akte barbare serbe në bisedë për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”  pohon se  “ këto akte të xhandermerisë serbe kanë qenë të inskenuara ma herët, kanë qenë të pritura, pasi që është duke u bërë një presion i paparë ushtarako-policorë për shpërnguljen e asaj popullate nga trevat e tyre etnike dhe destabilizimi i situates 84 orë para votimeve, meqë me cdo kusht po tentohet që të merret pushteti në Bujanoc. Votuesit shqiptarë në zgjedhjet e sotme patjeëter  duhet ruajtur Bujanocin. Këto aksione kundër shquptarëve ndodhën vetëm dy ditë para zgjedhjeve dhe nuk e di se si bie në aspektin juridik, por pa dyshim se është një akt i cili nuk kërkon koment…”

Ndëra rreth rolit të Prishtinës dhe tiranës zyrtare z.Daci konsideron se ”Lugina, do të pësoj shumë,  pasi që ka dalur jashtë interesave  real edhe të Tiranës edhe të Prishtinës dhe kjo situatë e tanishme sigurisht se i konvenon Serbisë dhe dorën në zemër edhe bashkësia ndërkombëtare e ka një pjesë të madhe të përgjegjësisë. Mos harroni se marrëveshjen e Konculit e ka nënshkruar vetëm pala shqiptare dhe Bashkësia Ndërkombëtare  se  gjoja serbët nuk obligohen ta nënshkruajnë atë. E njejta ndodh edhe sot edhe me  Kosovën, pasi që forcat ndërkombëtare  e cila ka obligim dhe përgjegjësi për ruajtjen e kufinjëve dhe ajo nuk e kryen një mison  të till. Vjen EULEX-si dhe as aj nuk e kryen punën e tij, Pastaj, duke se është krijuar një përshtypje se mosdija dhe politikat mafioze për pasurim do të na qesin fare si popull dhe komb..”

Ndërsa për situatën ndërshiptare, rreth bashkepumimin  ndërpartiak apo mes lidershipit në Bujanoc në këtë drejtim akademiku nga Bujanoci duket se është sa i zhgjënyer me autoritet serbe,  po aq pothujase edhe me disa liderë të  Luginës së Preshevës, sidomos me ata në Bujanoc. Në këtë rast z.Dacitregohet direkt  duke pohuar se  “Unë mendoj se një pjesë e partive politike atje nuk shohin më larg se hunda e tyre, e di që kjo që po e them është e vrazhd,  por me të vërtet jam i zhgënjyer,  pasi që kam përshtypjen se më shumë ka subjekte politike në Bujanoc, pra në Luginë të Preshevës së sa në Kinë. Apo në Zvcrën e e vogël me 7 milionëshe s’ka ma shumë se 7-8 parti, ndërsa tek ne janë 12 a 13 nuk di as vetë dhe ato  parti duket se janë bërë si cebaptore, hapen e mbyllen sa here të duan e nga kush të dojë.  Atje është duke u bërë vërtetë një arrogancë nga disa pesuodpolitikaj dhe me  jo-tolerancën e tyre të  pa parë harxhojnë eneregji shumë mes veti, të clën energji sikur ta kishin përdorur për aspektin kombëtar ku me dijtë ku kishin arritur…Ata bëjnë gjitha, i përdorin gjitha metodat e mundshme vetëm e vetëm për të qenë i pari.  Për t’u bërë ta zëmë polic apo “shumarë” siq i kemi thënë ne dikur, janë në gjendje që të negociojnë edhe me dreqin e dreqit të mallkuar..”.

SHPËRNDAJE