Ylli i këngës Adelina Ismajli nga Kosova, tashmë është bërë këgëtare me renome ndërkombëtare. Ajo është 25-vjeçare me  një  karrierë tejet “riche” me  12 albume dhe miliona tifozë nëpër botë, përvec shqiptarëve dhe mijëra ndërkombëtar nga mbarë planeti,  kanë njoftuar për agjencinë informative “Presheva jonë” organizatorët e “Misstres Asuisse”.

 

Montreaux, 31 mars
Në web faqen e këtij evenementi kulturorë të bukurisë në Zvicër në vazhdim ka shkruar se Adelina Ismajlin  është “Me origjinë nga Evropa Lindore (Kosova)  ajo tani jeton në Zvicër. Kulminacioni i suksesit të fundit është ai i duetit të saj  me Faudel. Ajo u zgjodh edhe zonjusha i vendit të saj dhe ka marrë pjesë në Miss Universe. Adelina Ismaili do të jetë një anëtar i jurisë, por gjithashtu do të luajnë në fazën finale. Diva kosovare, Adelina Ismajli më 28 prill, do të jetë pjesë e jurisë së spektaklit “Miss& Mister Zvicra” (frankofone)  që do të zhvillohet në Monteraux të Zvicrës

Këngëtarja, e cila prej kohësh ndan jetën e saj mes Zvicrës dhe Francës, pas klasifikimit të këngës së saj “I love you more” në “Top 20” në Francë, kësaj radhe do të ketë mundësinë jo vetëm të gjykojë të rinjtë zviceranë që garojnë për Miss dhe Mister, por do të ngjitet edhe në skenë për të performuar për publikun e pranishëm. “Miss dhe Mister Zvicra” do të mbahet më 28 prill në Casino Barriere de Montreuxch. Sa i takon sferës së ndjenjave, Adelina po jeton një histori dashurie me menaxherin e saj, Valin, për të cilin ka thënë se do të dëshironte ta kishte në krah si bashkëshort e të krijonte familje.

SHPËRNDAJE