10-vjeçarja, nëna më e re në botë

Një 10-vjeçare në Kolumbi është shndërruar në nënën më të re të njohur në historinë e njerëzimit, pasi lindi një vajzë të shëndetshme gjatë së enjtes.

Megjithatë, mosha shumë e re e nënës ka skandalizuar opinionin publik shumë përtej vendit. Pjesë e një fisi indigjen që jeton në një zonë rurale, vajza e quajtur Vaju u paraqit për herë të parë tek mjeku vetëm në momentin që po lindte.

Ajo nuk e dinte se çfarë po ndodhte me trupin e saj dhe u detyrua të udhëtonte deri në qytet për shkak të dhimbjeve të forta si rrjedhim i kontraktimeve.

Duke gjykuar rrezikun e madh të përballjes së trupit të saj me një lindje të zakonshme, mjekët vendosën të realizonin një ndërhyrje cesariane, të cilën 10-vjeçarja dhe foshnja e saj e kaluan me sukses.

Ndonëse policia kolumbiane mund të ndjekë babain e foshnjes për marrëdhënie seksuale me të mitura, ka vendosur mos ta bëjë diçka të tillë, pasi krahina nga e cila vjen nëna më e rë në botë ka disa të drejta të zgjeruara autonomie, që i lejojnë të ruajë kulturën e veçantë rurale.

Mosha e babait është shndërruar në një objekt spekulimi në mediat kolumbiane, me disa media që e raportojnë 15 vjeç dhe të tjera 30 vjeç.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni