Goditja me kokë ndaj Eren Zahavit i ka kushtuar shumë portierit të Kombëtares shqiptare, Etrit Berishës i cili ditën e sotme është ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës në FIFA.

Institucioni mëi lartë i futbollit ndërkombëtar FIFA ka dënuar me 2 ndeshje pezullim portierin e Kombëtares shqiptare për shkak të sjelljes anti-sportive në fushën e lojës në ndeshjen e nëntorit kundër Izraelit, shkruan Syri.net.

Gjithashtu organi i lartë qeverisës nuk është ndalur me kaq pasi ka dënuar Berishën me një gjobë prej 4.600 euro ndërsa FSHF-ja është ndëshkuar me 9.300 euro për sjelljen e papërshtatshme të tifozëve shqiptarë në këtë ndeshje.

SHPËRNDAJE