Amir Abrashi është njëri nga mesfushorët më të mirë shqiptar në vitet e fundit.
Gjakovari u transferua në futbollin gjerman vitin e kaluar nga Grasshopperi zviceran tek Freiburg.

Mesfushori defensivë ishte lojtari kryesor i Freiburgut për ngjitjen në elitën e futbollit gjerman falë paraqitjeve fantastike.

Kësisoj edhe pas ngjitjes në Bundesliga, Abrashi ka shkëlqyer me Freiburgun duke bërë që klubi t’ia vazhdoi kontratën edhe për shumë vite.

Klubi gjerman ka njoftuar për zgjatjen e kontratës, ndërsa viti nuk është bërë i ditur, transmeton Telegrafi.

“Amiri ka vazhduar të zhvillohet tek ne dhe është në vendin e duhur. Qëndrimi dhe aftësia e tij me topin janë çmime të vlefshme për ne”.

“Abrashi është pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë dhe ne shkojmë së bashku përpara për t’i arritur qëllimet”, deklaroi drejtori sportiv i klubit gjerman, Jochen Saier.

26-vjeçari që nga transferimi në Freiburg ka zhvilluar 46 ndeshje zyrtare me klubin, ndërkohë duhet cekur se ai ishte futbollisti më i mirë i Shqipërisë në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’

 

SHPËRNDAJE