FC Barcelona ka kompletuar transferimin e talentit të ri, Pablo Torre, nga Racing Santander.

Lajmi është bërë i ditur sonte nga faqja zyrtare e klubit katalunas.

Barça do të paguajë 5 milionë euro për transferimin e tij. Por, kjo shumë mund të kalojë 20 milionëshin në varësi të zhvillimit të futbollistit në vitet e ardhshme.

18-vjeçari do të mbetet te Racing Santander deri në fund të sezonit, por tani si i huazuar nga Barcelona.

Mesfushori i ri spanjoll me Barcelonën do të ketë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. Ai fillimisht do t’i bashkohet Barcelonës B.

Pablo Torre ka debutuar me ekipin e parë të Racingut më 18 tetor 2020. Ai deri më tani ka zhvilluar 48 ndeshje si profesionist. Torre këtë sezon ka luajtur në 21 ndeshje, në të cilat ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime.

SHPËRNDAJE