Krerët institucionalë sot kanë shkuar në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz për të bërë nderuar rënien heroike të familjes Jashari.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti bashkë me ministra qeveritarë dhe deputetë u pritën nga Rifat Jashari.

“Homazhe në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë familjes Jashari. Sakrifica dhe trimëria e tyre do të mbesin dritë udhërrëfyese për breza të tërë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Pas homahzeve, Konjufca tha se sakrifica e komandantit legjendar Adem Jashari dhe e familjes Jashari ishte “një moment kur ajo kthehet në epope edhe kur i gjithë kombi shqiptar mobilizohet dhe bëhet UÇK”.

“Nga ky kuptim mendoj që sakrifica e Jasharajve është momenti më i rëndësishëm brenda përpjekjes çlirimtare të popullit të Kosovës për lirinë tonë. Lavdi e përjetshme Jasharajve! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”, tha Konjufca.

Për nder të 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, dje në Kuvendin e Kosovës u mbajt seancë solemne dhe një ceremoni ushatarake në kazermën “Adem Jashari”.

SHPËRNDAJE