Sipas drejtorit të këtij institucioni arsimor Abdurrahman Zylfiu që të gjithë maturantët që kanë hyrë në provimin e maturës e kanë kaluar atë me sukses. Interesimi më i madhë sipas Zylfiut ka qenë në lëndët e Hostorisë,

 

Preshevë, 20 qershor

Në gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë ka përfunduar e tërë procedura sa i përket maturantëve. Provimit të maturës iu kanë nënshtruar 261 maturantë. Sipas drejtorit të këtij institucioni arsimor Abdurrahman Zylfiu që të gjithë maturantët që kanë hyrë në provimin e maturës e kanë kaluar atë me sukses. Interesimi më i madhë sipas Zylfiut ka qenë në lëndët e Hostorisë, Biologjisë dhe Informatikës.

 

Gjimnazi “Skënderbeu” tashmë ka kryer të gjitha obligimet ndaj maturantëve, duke ia dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme të cilat janë të obligueshme për studimet e mëtejshme. Maturantët e gjimnazit të Preshevës nga 22-25 maj kanë realizuar edhe ekskurzionin në Shqipëri, ndërsa drejtori thotë se ata kanë vizituar edhe gjimnazin “Gjergj Kastrioti” në Durrës, ku udhëheqësit e të dyja shkollave u dakorduan të lidhet bashkëpunimi në nivel arsimor viteve të kaluara.

————————–

Provimet e maturës për maturantët në Shkollën e Mesme Teknike Presheva në Preshevë kanë përfunduar. Talat Arifi drejtor në këtë shkollë theksoi se sipas orarit të punës që është e shpallur për muajt maj-qershor për maturantë ka zgjatur për afërsisht një javë prej paraqitjes së provimit të maturës deri te provimet përfundimtare. Maturantët që përfunduan provimet e maturës në shkollën e mesme teknike diplomat me dokumentet përcjellëse do t’iu shpërndahen në mënyrë solemne më datë 22 qershor të këtij viti, shprehet kështu zoti Arifi. Drejtori Telat Arifi të gjithë semi maturantëve të cilët kanë konkurruar për në shkollat e mesme iu dëshiroi suksese në regjistrim si dhe përfundimin e provimeve që iu nënshtruan për dy ditë rresht. (TvP)

SHPËRNDAJE