Granit Xhaka e ka nis serinë e golave për përfaqësuesen e Zvicrës në miqësoren e Splitit me Kroacinë, të cilën e mposhti me rezultat 4:2.

Kroacia, e cila ishte pjesë e kampionatit të fundit evropian karshi Zvicrës, që e shikoi këtë eveniment vetëm nga ekranet televizive, zhgënjeu në ballafaqim me këtë të fundit. Zviceranët, në përbërjen bazë të së cilës ishin katër futbollist shqiptar, pasi pos Xhakës nga minuta e parë luajtën edhe Xherdan Shaqiri, Valon Behrami e Admir Mehmedi, ndërkaq sa për ta shtuar ndikimin futbollistëve shqiptar, në pjesën e dytë u inkuadrua edhe Blerim Xhemaili. Serinë e golave Zvicra e nisi në minutën e 11-të, kur Granit Xhaka goditi saktë brenda zonës pas dëbimit që i bëri topit portieri vendas. Braziliani i natyralizuar, Eduardo barazoi shifrat në minutën e 20-të, ndërkaq Barneta sërish riktheu epërsinë e Zvicrës në minutën e 37-të, me të cilin rezultat shkuan në pushim. Në gjysmëlojën e dytë në skenë doli kroati me pasaportë zvicerane i cili heshti bashkëkombësit e tij, ai shënoi dy herë, duke i siguruar fitoren Zvicrës. Së pari qëlloi në minutën e 52-të dhe më pas dhjetë minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Në ndërkohë Eduardo kishte shënuar golin e tij të dytë (64’) dhe të fundit për Kroacinë.

SHPËRNDAJE