Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Nexhat Daci, ka vlerësuar se politika e tanishme në Kosovë është në mjegull. Ai ka thënë se Kosovës i duhet politika e Ramush Hardinajt.

 

Prishtinë, 15 gusht 2012

“Njeri që i mungon institucioneve është Ramush Haradinaj, ndërsa të tjerët janë në mjegull. Ardhja e Ramush Haradinajt do të ndryshon gjithë skenën politike në vend dhe veç atëherë Kosova do të shkojë në rrugë të duhur”, ka deklaruar Daci.

Akademik Nexhat Daci, tha se me Beogradin duhet të bisedohet patjetër por nëse ky dialog fillon shpejt Kosova do të dalë humbëse gjithsesi pasi që nuk është e përgatitur për këtë proces.

Në një intervistë për RTV 21, Daci tha se në bisedimet eventuale ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit,duhet të përfshihet edhe Lugina e Preshevës. Sa i përket rolit të opozitës në tërë këto zhvillime, Daci tha se në këtë kuptim opozita nuk ekziston. Ish kryetari i Kuvendit të Kosovë, Nexhat Daci, tha se në 12 vitet e fundit Kosova kurrë nuk ka pasur parlament më të dobët se si që ka tani.

SHPËRNDAJE