Fatma, nëna e Mergmit te vogel (7) mes lotëve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Baselin e Zvicres, një grua e moshës 75 vjeçare i ka marr jetën një fëmije nga Kosova, 7 vjeç.

Motivet e kësaj ngjarje makabre deri më tani janë të paqarta.

Nëna e Mërgimit, 7 vjeç, ka thënë se kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodh një nëne, shkruan Blick.ch.

Fatma L. ka thënë se djali i saj ishte duke shkuar në shtëpi dhe nuk kishte arritur kurrë, pasi ishte plagosur fatalisht nga një grua që s’e kishte parë kurrë.FOTO GALERI

Në vendin ku Mërgimi ka humbur jetën, Fatma L. ka thënë se “Ne jemi shumë keq. Nuk mund të besojmë se çfarë ka ndodhur. Djali ynë nuk është më. Ajo mori lulen më të bukur nga unë”, është shprehur ajo duke mos i ndalur lotët.

Image

 

Mes tjerash ajo ka thënë se nuk ishte hera e parë që djali po shkonte në shtëpi i vetëm

Fakti që ende nuk dihen motivet e vrasjes e bën jashtëzakonisht të vështirë për familjen.

“Nuk e njoh fajtorin. Unë kurrë nuk e kam parë dhe nuk e di pse e vrau djalin tim. Ajo shkatërroi jetën tonë”, ka thënë nëna e Mërgimit.

Fatma po trajtohej në spital ditët e fundit. E pa Mërgimin për herë të fundit dy ditë më parë.

“Ai më ka vizituar në krevat. Ishte aq i lumtur”, thotë ajo.

7 vjeçari do të varroset në Kosovë.

SHPËRNDAJE