Bujanoc, 30 mars  -Sipas Trupit Koordinue sitauat në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë eshte e qetë, bashkëpunimi mes serbëve dhe liderëve shqiptarëve në nivelin më të lartë, ka thëne sot dr.Zora Stankvic në mbledhjen e Kryesisë së Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ku ishin prezent edhe perfaqesues nga Lugina, njofon JugPress, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Pervec miratimit te orarit te  programit dhe përdorimin e fondeve nga Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për vitin 2018, Zoran Stankoviq ka komentuar situatën e sigurisë në këto tri komuna dhe tha se ne rajon ka një qëndrueshme, të lirë pa prbleme politike apo shkelje të sigurisë.

“Gjendja është e qëndrueshme në Lugine dhe bashkëpunimi mes serbëve dhe liderve  shqiptarë është në nivelin më të lartë. Ne nuk i ndajmë problemet e komunës në dy pjesë, të gjitha janë të njëjta për të gjithë ne. Ne kemi nevojë për vende të reja pune për të rinjtë dhe për përdorimin më të mirë të burimeve natyrore që kemi. Sa i përket progresit financiar të Trupit Koordinues, në krahasim me 2017, komuna e Medvegjës ka marrë shumën e 8 milionë më të lartë të fondeve, e cila është një ndryshim për komunitetin tonë “, tha kryetari Medvegjë Nebojsha Arsic.

SHPËRNDAJE