Preshevë, 31 mares -Kisha ortodokse serbe së shpejti do te flas lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë, por edhe të ardhmen e pakices serbe ne Kosovë, njfotn aghenc nia e lajmeve “Presheva Jonë”

Patriarku serb Irinej i ka thëne per Blic se nuk dëshiron të shprehë opinionin e tij për publikun në lidhje me këtë çështje, sepse është shumë serioze dhe nuk don te keqinterpretohen nga dikush deklaratat e në asnjë mënyrë.

Gjuriq mund ta shoqeroj Patriarkun serb Irinej gjate vizitis se tij në Kosovë 

“Nuk flas dot, duke mësuar nga përvojat e hidhur me mediat në lidhje me paraqitjen e deklaratave t miaj lidhur em Kosoven “, tha patriarku.

Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka mesuar nga burimet e saj se Mirko Gjuriq mund te provoj serish te hyje ne Kosove, kesaj radhe duke shfrytezuar ceremonine fetare te pashkeve, gjate vizites se njeriut te pare Keshis ortodokse ne Serbi, duke shoqeruar Patriarkun serb Irinej. Ashtu keshtu Gjuriq, nje vizite e te tille per muajin prill e kishte paralajmeruar para dy dite ne Beograd.

Se a është e vërtetë se gjate vizites ne Kosovë ai do te takoj Nick Ducic, komandantin e ri të bazës amerikane Bondsteel, i cili është me origjinë serbe, patriarku thotë se “per momentin per nje gje te tille nuk mund t’ju ju flas” .

“MU askush nuk me ka njoftuar per nje  takim te tille. Kam mësuar per kete  nga mediat, pranaj edhe une nuk mund t ju them asgje lidhur me ndonje takim me shefin e bazse amerikane -Bondsteel ne Kosovë ” tha Patriarku Irinej.

SHPËRNDAJE