Agjenda dhe dinamika e bisedimeve midis Presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, do të përfundojnë me një marrëveshje historike të nënshkruar në fillim të marsit.

Midastg qe jane ne ktroll te Hashim Thaci duke u thirrur ne burimet e presidencës së Kosovës (ndoshta nga goja e këshilltarit te tij Bekim Çollaku) spekulojne se “dinamika e negociatave do të jetë shumë më e shpejt se që mendohet, kjo nënkupton që gjithçka do të kryhet me një marrëveshje të nënshkruar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Washington DC.”

Por, para se të shkohet atje, një nënshkrim inicial paraprak do të ndodhë në Bruksel, kryeqytetin e Bashkimi Europian(BE).

“Një nënshkrim inicial do të bëhet në fund të muajit në shkurt në Bruksel, kurse që në javën e parë të muajit mars të bëhet nënshkrimi përfundimtar në Washington”, ka thënë burimi.

SHPËRNDAJE