Résultat de recherche d'images pour "kamberi ragmi mustafa hasani"Preshevë, 6 janar -48 ore para shkaurjes se ekipit negociues nga Prishtina ne Bruksel per te vazhduar dialogun me palen serbe, derisa  presidenti kosovar gjendet ne skijime ne Brezovicë, disa përfaqesues nga Bujanoca (PVD) i kane shkruan BE-së dhe Thacit duke ekrkuar nga ta qe te përshihen ne dialogun e Brukselit, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”  

Nenshkrues te kesaj kerkese-letreje derguar Brukselit dhe Thacit jane kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, deputeti në Parlamentin e Serbisë, Fatmi Hasani dhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

“Duke qenë pjesë përbërëse e kontestit midis Kosovës dhe Serbisë, çështja e Luginës së Preshevës duhet të jetë edhe pjesë e zgjidhjes së saj. Prandaj, ne kërkojmë përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në fazën finale të dialogut, që synon arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme”, shkruan në letrën e tyre.

Çështja e përfshirjes së kësaj teme në dialog ishte nisur fillimisht nga Presidenti Thaçi por pastaj ishte përkrahur edhe nga përfaqësues politik të kësaj pjese e që rezultoi me hapjen e temës së korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve.
Sipas agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” lideret e Lugines se Presheves nga vitit 2011 qe kur ka nisur dialogu ne Bruksel mes Prishtines dhe Boegradit, deri sot kane kerkuar mbi 20 here  per t’u perfshire ne ketë proces, por deri tash Beogradi jo se jo, pos as Prishtina nuk ju eshte përgjigjur pozitvisht, ku jane dhene vetëm premtime e deklarata.
SHPËRNDAJE