Ylli i ri i Bayern Munchen, Xherdan Shaqiri i kushton vëmendje të posaçme edhe familjes, ai në Munih jeton më të vëllain, Erdinin, derisa pas çdo ndeshje bisedon me familjarët tjerë në Zvicër.


Goditja mjeshtërore e Xherdan Shaqiri në kuadër të rrethit të parë të Kupës së Gjermanisë ka impresionuar të gjithat. Ai edhe pse vetëm 20 vjeçar dhe iu bashkua Bayernit gjatë kësaj vere duket se ka zgjedhur dilemat se kush do t’i ekzekutojë gjuajtjet e lira. Derisa ekspert e këtyre goditjeve si Robben, Kros apo Ribery ishin grindur se kush do ta ekzekutoi atë, këtë radhë Ribery nga stoli e dy të tjerat brenda tapetit të gjelbër shikonin se si Xherdani e dërgoi topin matanë murit të rivaleve për të përfunduar atë në rrjetë. I vëllai i Xherdanit, Erdini, i cili është dy vjet më i vjetër i qëndron afër Shqirit, ndërkaq për tabloidin zviceran “Blick” shprehet: “E dinim nga fillimi se Xherdani do të mbizotërojë në Bayern. Ai është i një niveli me konkurrentët si Robben e Ribery”.


Më pas Erdini tregon se si Xherdani është i lidhur me familjen dhe së bashku me të luajnë pingpong, ndërkaq dimrit ata e kalojnë kohën e lirë duke luajtur Play-Station. Derisa pas çdo ndeshje Shaqiri flet me të ëmën dhe familjarët tjerë në Zvicër. “Ajo dëshiron të dijë në vazhdimësi se si është Xherdani, kjo i intereson më shumë se forma e tij sportive”, shprehet më pas i vëllai i yllit të futbollit shqiptaro-zviceran. Pos të vëllait, Xherdani në mjedisin e tij të ri ka hasur edhe në mikpritjen e ngrohtë të francezit Franck Ribery. “Është shumë e rëndësishme që Xherdani ka një mik të mirë që i beson.



Nëse familjarët i mungojnë atëherë fqinji i mirë gjithmonë të gjendet pranë”, tha ndër të tjera Erdini, i cili e përcjellë këmba këmbës të valluan që ngadalë dalë po e pushton kalanë në “Allianz Arena”!

Mynih: Erdini vëllai i Xherdanit (majtas) dhe babai Iseni

SHPËRNDAJE