Revista “Forbes” ka vendosur kancelaren gjermane, Angela Merkel, në krye të listës së grave më të fuqishme në botë, për të dytin vit me radhë.

Sekrtarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, është renditur e dyta, ndërsa pas saj ka zënë vend presidentja e Brazilit, Dilma Rousef, raporton Reuters.

Lista përbëhet nga gra të përfshira në politikë, teknologji, organizata jofitmiprurëse dhe fusha të tjera.

Ato janë renditur në bazë të ndikimit, sasisë së parave që kontrollojnë ose fitojnë dhe prezencës në media.

“Këto gra të fuqishme ushtrojnë ndikim në mënyra të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme”, ka thënë Moira Forbes, presidente e “ForbesWoman”.

Në top-pesëshen e parë ndodhen edhe Melinda Gejts, bashkëudhëheqëse e Fondacionit “Bill&Melindja Gates”, dhe Xhill Abramosn, kryeredaktore në “New York Times”.

SHPËRNDAJE