vuccvcNish, 14 tetor  -Mos lejoni të tjerët të qeverisur marrëdhëniet në mes të serbëve dhe shqiptarëve, ka thene sot ne Nish kryeministri serb Aleksandar Vucic duke shtuar  se “shqiptarët dhe serbët dy kombe më të mëdha në Ballkan. Prandaj e ardhmja e ballkanit mvaret nga ne..” (“Albanci i Srbi dva najveća naroda na Balkanu”), transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”. Me këte mund të themi se Vucic bashkon shqiptaret në një shifër?! duke barazuar me serbët me shqiptarët tetë milionë me tetë milionë..

Vucic i cili gjendet  në Nishi shqeruar nga homologun i tij shiptar Edi Rama në Biznes Forumin Serbi-Shqipëri, tha se “shqiptarët e kanë fjalën,  ata janë njerëz puntore, njerëz të mirë të biznesit, dhe se ai personalisht beson se ata mund të përfitojnë nga kjo…”

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Forumin e Biznesit Serbi-Shqipëri që po mbahet në Nish, deklaroi se dy vendet duhet t’i kthejnë kufijtë në ura që bashkojnë.

“Është e nevojshme t’i japim jetë një tregu të përbashkët. Të integrojmë ekonomitë dhe të tërheqim investime”, tha Rama.

Kryeministri serb ka theksuar gjithashtu se Serbia do të përfitojnë shumë mer dnertimin e  autostradës Beograd-Prishtinë dhe me biznese dhe abshlkepunim ne do te shikojme drejt të së ardhmes..
Më tej, kryeministri theksoi se sfida më e madhe e Shqipërisë dhe Serbisë është të vënë administratën në funksion të bizneseve.

“Sfida jonë më e madhe nuk është që të bëjmë bizneset bashkë, por si ta përçojmë te administrata. Administrata duhet vënë në funksion të bizneseve. Të sillemi me njëri-tjetrin si nesër në BE. Duhet të fitojmë kohë pa hyrë ende në BE dhe ta kthejmë administratën në mbështetëse dhe shërbëtore të sipërmarrjes”, u shpreh Rama.

SHPËRNDAJE