Policia meksikane konfirmoi vrasjen e Nazario Morenos, një prej liderve më të mëdhenj të karteleve të drogës në vend, në operacionin e cilësuar si më i suksesshmi në historinë e forcave të rendit.

Mexico, 15 dhjetor (AIK-Presheva Jone/TCH)

 

 

I njohur ndryshe me emrin i “Çmenduri”, mbeti viktimë pasi nuk pranoi të

dorëzohej, pranë qytetit të Azpitiganit. Operacioni u zhvillua një javë më parë, por autoritetet mundën të konfirmonin vrasjen e tij vetëm në mëngjesin e sotëm.

I shpallur në kërkim prej vitesh, policia ra në gjurmët e Morenos pasi një informator i lajmëroi për një festë private që do të mbahej nga numri një i kartelit të “La Familia Michoacana”-s.
Disa figura të tjera të njohura të mafias meksikane mbetën të vrarë në shkëmbimin e zjarrit, shtuan burimet policore, ndërsa grupimi është tërhequr në një zonë malore për t’u riorganizuar.
Karteli i drogës “La Familia” njihet si një ndër eksportuesit më të rëndësishëm të drogës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, ndërsa akuzohet për qindra vrasje.

SHPËRNDAJE