(AIK-Presheva Jone)

“Miss Kosova 2010”, Morena Taraku, e cila ishte në mesin e kandidateve konkurruese në “Miss Earth” që u mbajt në Vietnam javën e kaluar është kthyer duarthatë në Kosovë. Por kjo gjë nuk e ka zhgënjyer aspak Miss-in e Kosovës, sepse e ka ditur që nga fillimi.

“Nuk jam e zhgënjyer aspak që nuk e fitova asnjë çmim, sepse aty janë favorizuar vetëm shtetet fqinje, dhe Kosova nuk është shtet fqinj i Vietnamit, duke marrë parasysh që është shtet Aziatik. Këtë gjë unë e kam ditur qysh nga fillimi”, ka pohuar Morena. Ajo ka treguar se pavarësish kësaj ajo ndihet shumë e lumtur dhe aspak e zhgënjyer, sepse ka përfaqësuar Kosovën në mënyrë dinjitoze

SHPËRNDAJE