kosossKryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, tha se pranimi i Kosovës në FIFA, ka shënuar përfundimin me sukses të një kapitulli të radhës.

Vokrri këto komente i bëri në një konferencë për media, ku përmendi edhe disa nga vështirësitë që ka pasur FFK-ja në kongresin e FIFA-s.

“Ju i dini vështirësitë në kongresin e fundit të FIFA –s, ku përkundër rezultatit bindës falë shteteve që kanë qenë pro pranimit tonë, vështirësia ka qenë tek kundërshtarët që kemi, por, kemi qenë vigjilentë dhe ia kemi dalë”, tha ai.

Konferencë e delegacionit të FFK-së

Delegacioni i FFK-së mban konferencë për media pas kthimit nga Meksika ku Kosova u pranua ne FIFA.

Më herët nga Meksika është kthyer kryetari i Federatës së Kosovës Fadil Vokrri së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

SHPËRNDAJE