bellggLideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka pritur sot në takim Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin, Blegzim Kambaerin, Xhelal Mhemtin etj..

 

Gjatë këtij takimi, Ymeri ka njoftuar se së bashku me Sh. Kamberin. B. Kamberin  dhe Xh. Memetin kanë diskutuar për gjendjen e shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, të cilëve, të përndjekur e të diskriminuar nga Serbia, e të shpërfillur nga Prishtina e Tirana, për çdo herë e më shumë po u shkelen të drejtat, po u përkeqësohet e vështirësohet jeta.

 

kamberirir“Kisha kënaqësinë që sot t’i mirëpres në Selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Shaip Kamberi.

Bashkë diskutuam për gjendjen e shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, të cilëve, të përndjekur e të diskriminuar nga Serbia, e të shpërfillur nga Prishtina e Tirana, për çdo herë e më shumë po u shkelen të drejtat, po u përkeqësohet e vështirësohet jeta. Shqiptarët që jetojnë historikisht në këto 3 komuna janë një ndër bashkësitë më të diskriminuara e më të rrezikuara të Evropës. Ky rrezik dhe diskriminim vjen nga Serbia e cila pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, ndërkohë që aplikon praktika represive karshi shqiptarëve.

Institucionet publike të shqiptarëve në Tiranë e Prishtinë duhet urgjentisht ta ngenë zërin dhe ta luftojnë këtë diskriminim e përndjekje ndaj shqiptarëve. Është e papranueshme që Serbia të mos kushtëzohet deri sa ajo të mos e ndryshojë politikën e saj shtypëse karshi shqiptarëve, e hegjemoniste karshi shteteve të rajonit. Bashkëpunimi, afrimi e miqësimi me Vuçiqin nuk është i ndarë prej të kaluarës së tij kriminale e së tashmes së tij shtypëse. Në rrethanat aktuale, kur heshtet karshi qeverisjes së Vuçiqit, bashkëpunimi me të rrezikon të shndërrohet në legjitimim të shtypjes.

Politika e Tiranës dhe e Prishtinës, e bashkërenduar, duhet ta ketë në fokus mirëqenien, barazinë, e të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Ajo duhet t’u shërbejë shqiptarëve dhe të garantojë se ata nuk do të jenë viktima të përndjekjes e shpërnguljes”

SHPËRNDAJE