Sulmuesi i Kombëtares kosovare U-19, Veton Tusha, ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin turk, Denizlispor.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, transmeton lajmi.net.
Tusha ka nënshkruar një kontratë tre vite e gjysmë, ai ishte duke u stërvitur me skuadrën turke që nga fillimi i sezonit dhe tani me paraqitjet e tij dhe cilësinë si duket ka bindur drejtuesit e skuadrës, ku ka përfituar kontratë profesionale.
“Ne fillim te sezones bashke me ekipi tone A ne stervitje ka dal 18vjeqari sulmuesi Veton tusha me te cilin kemi bere nje marreveshje profesionale 3,5vjeqare. Nen bluzen Denizlispor te urojme shume suksese Veton”, ka shkruar ne profilin e tij ne facebook skuadra turke.
Tusha ishte i angazhuar tek skuadra maqedonase, Vardar, për të cilën u paraqit tre hërë, ai po ashtu përfaqëson Kosovën në nivelin U-19.
Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të klubit të Denizlispor