Ish analisti Armend Muja që para pak ditësh ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje, ka nisur tubimet në vendlindjen e tij në Mitrovicë së bashku me shefin e kabinetit të Vjosa Osmanit, Faton Pecin, i cili po ashtu vjen nga Mitrovica.
Ata sonte kanë zhvilluar një takim në një fshat të Shalës së Bajgorës, por nga foto shihet që nuk kanë gjetur mbështetje.
Në këto foto të publikuara më shumë shihen zyrtarë të Vetëvendosjes në takim, se sa qytetarë që janë shkuar për të i dëgjuar premtimet e tyre.
Është me rëndësi të përmendet fakti se në këtë takim nuk ka marrë pjesë kryetari i VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka e as kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i cili nga AKR para këtyre zgjedhjeve kishte aderuar në VV