vetebnddBernë, 3 dhejtor  -Me ftese te autioriteteve zvicerane një delegacion i Lëvizjes tëvendosje  po merrë pjesë në Kongresin e Partisë Social-demokrate të Zvicrës, i cili zhvillohet më 3 dhe 4 dhjetor 2016, në qytetin e Bernit. Ky delegacion është i përbërë nga Kryetari Visar Ymeri, Nënkryetarja Fatmire Kollçaku, deputeti Faton Topalli dhe Kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Zvicër, Mujë Shala, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

 

Me këtë rast, Qendra e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Zvicër ka organizuar një tubim me mërgatën shqipëtare në Zyrih në mbrëmjen e datës 2 dhjetor. Tubimi nisi me mbajtjen e një minutë heshtje për humbjen e aktivistit Astrit Dehari. Kryetarja e Pikës së Vetëvendosjes në Zyrih, Njomëza Gutaj shpjegoi qëllimin e vizitës së delegacionit, dhe më tej diskutimi u përqëndrua në angazhimin për të vendosur drejtësi për rastin e Astritit si dhe në Alternativën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari Ymeri foli për situatën e rëndë poltike në Kosovë pas vdekjes së dyshimtë të aktivistit Astrit Dehari. Kërkesa “Drejtësi për Astritin” sot përveç se është shndërruar në kërkesë gjithëpopullore, është kërkesë Drejtësi për Kosovën. Sepse rasti i Astrit Deharit është e vërteta e katandisjes së shtetit të Kosovës, si një shtet i kapur që është shndërruar në shtet kundër popullit. Ashtu siç i njëjti shtet i kapur u angazhua kundër territorit me nënshkrimin e Marrëveshjes së dëmshme për shenjimin e vijës kufitare me Malin e Zi; ashtu siç shteti i kapur u ngrit kundër Republikës me nënshkrimin e marrëveshjes për themelimin e “Zajednicës”.

Fatmire Kollçaku diskutoi lidhur me liberalizimin e vizave, Demarkacionin dhe “Zajednicën”, ku theksoi se nuk ka mundësi që të bëhen koncesione sa i përket sovranitetit të vendit dhe ta falim pasurinë shteterore kinse në emër të liberalizimit. Ajo foli edhe lidhur me gjendjen në sektorin e shëndetesisë dhe ndihmën e vazddueshme të cilen e jep mërgaa për shërimin e qytetarëve në Kosovë dhe të gjitha aktet tjera të bamirësisë, atë që në fakt është obligim i shtetit. Poashtu ajo theksoi se vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje ka mundësi që të ndryshohet situata në Kosove dhe ftoi bashkatdhetarët që t’i bashkohen kauzës së drejte për të cilën angazhohemi.

Nga ana tjetër, deputeti Faton Topalli tha se Kosova, vendi më i varfër në Evropë, në të njëjtën kohë është edhe vendi më i shtrenjtë. Pa mbështetjen e mërgimtarëve, që sjellin çdo vit rreth 780 milionë Euro, do te rrezikohej ekzistenca dhe paqja sociale. Mjerisht Qeveria e Kosovës po i perdor këto të ardhura për të siguruar vende pune në Serbi, e cila është eksportuesi kryesor ekonomik në Kosovë, në vend se te krijonte kushte që keto mjete të shfrytezohen për zhvillim ekonomik të Kosoves.

Ndërkaq, sot paradite, delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbërritur në hapjen e punimeve të Kongresit të Partise Social-demokrate Zvicerane, të pritur nga Sekretari Ndërkombëtar dhe përfaqësues të tjerë të lartë të kësaj partie me të cilët do kenë mundësi të zhvillojnë takime gjatë dy ditëve të Kongresit.vetevv

SHPËRNDAJE