meefvdffSerbia vazhdon të shkel të drejtat kolektive të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke njohur vetëm autonominë kulturore por jo edhe aprovimin e të drejtave kombëtare. Atyre u ndalohet përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar, mësimi i historisë shqiptare dhe tekstet nga Kosova. Gjendja bëhet edhe më e rënd kur banorët nuk ndihen të sigurtë dhe të bllokuar për zhvillim ekonomik.

Ata nuk ndihen të sigurt, pasi janë të rrethuar nga forcat ushtarake dhe policore. Megjithatë, qytetarët që jetojnë atje presin ndihmën e Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Preshevë, Balgezim Kamberi, ka thënë se shkeljet drastike që kanë qenë në kohën e Millosheviqit më nuk ka, siç nuk ka ndonjë përparim në zgjidhjen e të drejtave të njeriut.

“Fatkeqësisht nuk ka asnjë përparim në zgjedhjen e drejtave të njeriut, ndaj kemi të njëjtat probleme për të drejtat e njeriut sidomos në fushën e drejtave kolektive sikur vitet paraprake. Pra, nuk ka asnjë përparim qoftë në fushën e arsimit , të sigurisë…Problemi është që sistemi juridik dhe kushtetues i Serbisë pamundëson realizimin e të drejtave kolektive, kur thuhet fjala kolektive domethënë të realizohet promovimin e çdo çështje të identitetit kombëtar shqiptar. Në aspektin e të drejtave individuale, Serbia ka pas përparime por problemi është tek e drejta kolektive që kanë të bëjnë me shqiptarizmin ka ngecje dhe ka shkelje të drejtave njeriut. Pra, nuk lejohet përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar për shkak të legjislacionit, e para çështjet e teksteve mësimore, çdo gjë që ka të bëjë me afirmimin e identitetit kombëtar shqiptar është e ndaluar, te tekstet e historisë, gjuhës dhe letërsisë, gjeografisë «, promovimin e historisë së kaluar të shqiptarëve. Të gjitha janë këto çështje që dëshmojnë se Serbia ka problem me historinë dhe kulturën shqiptare”, tha Kamberi.

Sipas tij, Serbia duhet të ndryshojë edhe në kushtetutë edhe në çështjen e legjislacionit kur i përket të drejtat e njeriut.

“Serbia njeh vetëm autonominë kulturore të pakicave , por nuk e njeh aprovimin e të drejtave kombëtare të pakicave dhe komuniteteve joserbe në Serbi. Fatkeqësisht kjo po injorohet edhe nga bashkësia ndërkombëtare për arsye tjera jo politike….Por çështja e Luginës së Preshevës nuk po paraqet interesim të politikave vendim marrëse në Ballkan përgjithësi. Viteve të fundit ka më pak interesim edhe nga strukturat ndërkombëtare dhe fatkeqësisht edhe nga strukturat shqiptare për t’u marrë me Luginën. Agjenda ndërkombëtare ka ndryshuar dhe Serbia pak po përkëdhelet dhe po i mbyll sytë për çështjet edhe brenda Serbisë, ne kemi mbetur vetëm në çështjen e viktimizimit por jo të zgjedhjes së atyre problemeve”, tha ai.

Ai mendon se të gjithë liderët në Preshevë duhet të jenë më aktiv për ta ngritur zërin rreth problemeve që kanë shqiptarët në këtë pjesë.

“Deri sa Prishtina dhe Tirana për arsye të ndryshme nuk janë mjaftë aktive për Luginën e Preshevës, atëherë ne e kemi edhe më problem. Këtu çdo ditë e më shumë po migrojnë njerëzit dhe potenciali politik dhe shoqëror po dobësohet çdo ditë e më tepër.  Aspekti organizativ është jashtëzakonisht i dobët në Luginë, ka qenë më i fuqishëm përpara”, tha Kamberi.

Ai flet edhe gjendjen e vështirë ekonomike në luginën e Preshevës.

“Unë them shpesh Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë geto e pa shpallur. Ne kemi problem edhe me qarkullimin e mallrave. Po ta shihni jashtë Preshevës dhe Bujanocit po të fillosh brenda Serbisë po thuajse është e pamundshme të qarkullojnë mallrat apo edhe tregtia edhe biznesi shqiptar i Preshevës dhe Bujanocit. Në këto kushte edhe ushtarak edhe policor dhe politike që e krijon Serbia, t’i nuk mund të zhvillosh biznes sepse tregu i Luginës fillon nga Presheva në kufi me Maqedoninë dhe përfundon jashtë Bujanocit dhe eventualisht disa pjesë të Medvegjës. Prandaj në këtë treg kaq të vogël t’i nuk mund të zhvillohesh ekonomikisht”, theksoi ai.

Ndërsa sa i përket sigurisë, ai thotë e janë të rrethuar nga forcat ushtarake dhe policore serbe.

“Qetësia nuk është  siguri. Situata është e qetë por nuk është e sigurt. Si të ndihesh i sigurt kur je i rrethuar nga forcat ushtarake dhe policore ku shqiptari nuk kanë qasje. Shqiptarët në Serbi janë të përjashtuar nga  gjyqësia ,ushtria dhe policia, shqiptari në Serbi mund të jetë polic trafiku. Në çështjet thelbësore të sigurisë shqiptarët nuk kanë qasje………Kur ti je i përjashtuar nga gjyqësia, policia dhe ushtria dhe kur je i rrethuar, ti nuk mund të ndjehesh i sigurt. Kjo është një lloj pasigurie psikologjike që ta bëjnë ata. Kjo vetvetiu krijon një shpërngulje të popullatës në mënyrë të heshtur, sepse njerëzit nuk shohin perspektiv dhe nuk ndihen të sigurt dhe në këtë konturë nuk ke as zhvillim ekonomik dhe kjo është një lloj diskriminimi i heshtur që bëhet në mënyra moderne”, tha ai.

Mos zhvillimi ekonomik dhe problemet në arsim janë shqetësime edhe të qytetarëve.  Edon Agushi thotë se gjysma e shokëve të tij nuk jetojnë në Preshevë, pasi duan një jetë më të mirë.

“Ka 5 vite që kam mbaruar studimet  edhe problemi më i madh këtu është për rini sepse rinia po na ikë dhe nuk po na kthehet këtu. Shokët e mi të cilët kam mbaruar gjimnazin mbi gjysma nuk jetojnë më këtu në Preshevë, nuk është shkaku i kushteve, por duan një jetë tjetër, një jetë që të mos ketë probleme me policinë askush, një mbështetje që te jenë të sigurtë … kjo është duke na munguar neve të Preshevës”, tha ai.

Kurse, Gazmend Aliu thotë se mundësia për të gjetur ose hapur vende pune është shumë e vogël.

“Duhet ta dimë një fakt se Presheva është komuna më e pazhvilluar e Serbisë. Flitet se pa punësia në Preshevë mund ta arrijë shifrën edhe deri  70%. Këto janë shifra jo zyrtare, por janë shifra të cilat fliten në opinion. Është një qytet me një gjendje ekonomike shumë të vështirë, ekonomia mbi të cilën bazohet Presheva janë shërbimet , mungon pjesa e prodhimit . Ka prodhimtari por është shumë e vogël. Mundësia për të gjetur vende pune apo për të hapur vende pune është shumë e vogël, besoj që në këtë drejtim duhet patjetër të ketë një mes prej qeverisë në Beograd, përndryshe ne vetëm si qytet e kemi shumë të vështirë që ta zhvillojmë një ekonomi e cila mund të hap vende të punës. Ne shpresojmë që do të bëhet gjithçka që të arrihet apo ngritet niveli ekonomik ose mirëqenia e qytetarëve, por prapë e theksojë se një ndihmë, qoftë ajo ndihmë prej Beogradit apo prej Prishtinës ose Shqipërisë mund të ndihmojë sepse vetëm me forcat tona është e pamundur”, tha ai.

Aliu përmend edhe investimin e vetëm të qeverive shqiptare në këtë rajon.

“Me aq sa e di unë matoniteti është funksional po sipas bisedave njerëzit mendojnë se cilësia ose shërbimet që ofrohen në këtë matonitet nuk janë të cilësisë shumë të lartë, kështu që shpresojë që njerëzit kompetent në këtë fushë do të ndërmarrin hapa të duhur për ta ngritë këtë cilësi” , tha Aliu.

Ai flet edhe për ndalimin e përdorimit të simboleve kombëtare, duke thënë se edhe në këtë drejtim duhet ndihma e dy qeverive shqiptare dhe bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës.

SHPËRNDAJE