Ballina Lajme Aktuale Veseli për Kurtin: Ç’është kjo butësi me Serbinë dhe egërsi me SHBA-të?

Veseli për Kurtin: Ç’është kjo butësi me Serbinë dhe egërsi me SHBA-të?

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka akuzuar ish kryeministrin e vendit, Albin Kurtin se po tregohet i egër në raportet me SHBA-të dhe i butë me Serbinë.

Në Rubikon të Klan Kosovës ai mes tjerash u shpreh edhe se do të kërkojë zgjedhje në momentin e parë kur do të krijohen kushtet pas pandemisë.

“Ju kam thënë se po ju gënjejnë për taksën dhe se do ta heqin secili. Ne e kemi vendosur për shkak të agresivitetit të Serbisë ndaj nesh, por edhe më pas kemi thënë se do ta heqim me insistimin e amerikanëve”.

“Albin Kurti ka thënë se s’do ta pranojë dialogun pa u kthyer eshtrat e të pagjeturve dhe disa kushte të tjera. A e pranoi dialogun? Çka është kjo butësi me serbët dhe egërsi me Grenell dhe SHBA-të?

“Ne e kemi vendosur tarifën ndaj Serbisë si instrument politik kundër agresivitetit serb kryesisht në diplomaci dhe në veçanti kundër çnjohjeve, dhe më pas me SHBA-të kemi arritur një pajtueshmëri për tërheqje 120 ditore që t’i jepet shans dialogut dhe më pas të vendoset reciprociteti, por nuk është pranuar”.

“Partneriteti ndërkombëtar ka rëndësi të madhe për ne. Le të thonë sa të duan ‘servilë’. Me këto shtete e kemi arritur lirinë e pavarësinë e shtetit”.

“Çka i është dashur konsistencë me SHBA-të, ndërsa me Serbinë aq ëmbël? Sa personel është futur nga Shqipëria në Kosovë? Sa teste të Covid-it u futën nga Shqipëria?”

“Nuk do ta bëja hero Vuçiqin, një njeri që s’e ka merituar këtë titull për 1000 teste. Po flasim për teste që Mali i Zi nuk i ka pranuar, e pse iu deshtë këtij kryeministri t’i pranojë? Pse a kishim vdekur për to? Një ndërmarrës i joni nga Anglia i ka sjellë 1000 teste, janë në doganë”.

“Ky kryeministër e vendosi reciprocitetin dy ditë para së të ikë!”

“Si PDK në sondazhe jemi shumë mirë për veti. Presim që në momentin e parë që duhet t’i kthej mandatin popullit”.

“Nuk mund të kalojnë 12 muaj dhe zgjedhje do të ketë. Në momentin që të krijohen kushtet ndaj pandemisë. Është interes i qytetarëve. Kur i bëjmë 61 vota do të kërkojmë mocion votëbesimi”.

“LVV është larguar vet nga pushteti, përkatësisht Albin Kurti. Nuk e ka rrëzuar askush, por s’ka dashur të merr përgjegjësi se s’ka qenë i gatshëm”.

“PDK ka pasur qëndrim konsistent nga 6 tetori, nuk bëjmë pazar. Nuk më gjunjëzojnë vetëm për të ardhur në pushtet. Kanë provuar të dërgojnë mësit”.

“Është duke u abuzuar në mënyre të skajshme vullneti i qytetarëve për ndryshim dhe një jetë më të mirë”, u shpreh Veseli në Klan Kosova.

SHPËRNDAJE

Pëlqeje faqen në Facebook - Presheva Jonë