Policia e Kosovës në Ferizaj ka konfirmuar që sot në Brezovicë, nga rënia e një orteku të borës, ka mbetur i vdekur Arian Daci.

Nënkoloneli Basri Shabani ka thënë se në gjendje të mirë ndodhet personi tjetër që ishte aty, Ardian Bakalli.

“Konfirmojmë që nga orteku ka ndodh sot, A. D ka humbur jetën. Personi tjetër është në gjendje të mirë. Një ortek i borës e ka zënë personin, viktimën A.D dhe ka ardh deri te humbja jetës”, ka thënë nënkolonel Shabani.

Kujtojmë që sot pas orës 15:00, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, ka deklaruar se një ortek bore ka ndodhur në Brezovicë, ku si pasojë një person ka vdekur.

Personi që ka humbur jetën është Arian Daci, djali i kryetarit të Akademisë së Shkencave të Kosovës, Nexhat Dacit.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se djali i Nexhat Dacit ka humbur jetën në Brezovicë. Kanë thënë se personi tjetër ka shpëtuar.

“Njëri ka vdekur”, ka thënë një epror i lartë i Policisë së Kosovë.

Edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar vdekjen e Arian Dacit në Brezovicë për shkak të një orteku bore.

Arian Daci ishte emëruar Zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës.

Në Brezovicë, familja Daci ka një vilë.

Lajmin për vdekjen e Arainit ka nisur të shpërndahet edhe në rrjetet sociale. I fundit që ka shprehur ngusllëshime është Ben Islami.

Nënkolonel Basri Shabani nga policia në rajonin e Ferizajt ka konfirmuar që ky ortek ka zënë dy persona.

Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur.

Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, ka deklaruar se një ortek bore ka ndodhur në Brezovicë, ku si pasojë një person ka vdekur.

Orteku i borës ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Mbikëqyrësi i qendrës që i ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës. Ndërsa, personi i tjetër ka vdekur, që mendohet se është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci”, tha Morina.

Sipas tij, ata kanë shkuar në Brezovicë dhe kanë bërë sporte ekstreme jashtë stazhës, gjë që dyshohet se ka shkaktuar ortekun.

SHPËRNDAJE