Prishtinës i është shtuar edhe një mundësi për cilësi dhe sasi në derivate. Kjo pasi kompania V-Petrol ka hapur pikën e dytë në Kosovë, ku janë të punësuar 60 persona, raporton “Kosovapress” nga Prishtina

 

Kompania “Valoni Petrol” është biznes familjar, i familjes Azizi nga Presheva, të cilët qysh në vitin 1996 kanë hapur pikën e parë të derivateve në autostradën Preshevë-Bujanoc.

Në vitin e 21-të të punës së saj kjo kompani ka vendosur që pikën e gjatë ta hap në Kosovë, e që është pika e dyta me radhë në Prishtinë, pasi që një të tillë e kanë hapur në vitin 2006.

Menaxheri kryesor i Kompanisë “V-Petrol”, Agron Qerimi, ka thënë në një intervistë për KosovaPress se klienti i kënaqur është caku i kompanisë, ndërsa, shtoi se janë munduar të kursejnë edhe kohën e klientëve të tyre duke iu dhënë atyre mundësi që të kryejnë disa punë njëkohësisht, teksa marrin shërbimin në pikën e re në Veternik.

“Pika më e re tani më është me standarde evropiane, ku për klientin pikë së pari ofrojmë rehati, qetësi dhe jemi munduar që sa më pak kohë t’iu marrim klientëve. Kjo pikë e derivateve përbëhet prej disa sektorëve: sektorit të autolarjes, picerisë, marketit, si dhe këndit të lojërave për fëmijë. Besoj se ndjehen rehat me këto”, u shpreh Qerimi

Prishtinës i është shtuar edhe një mundësi për cilësi dhe sasi në derivate. Kjo pasi kompania V-Petrol ka hapur pikën e dytë në Kosovë, ku janë të punësuar 60 persona.

Kompania “Valoni Petrol” është biznes familjar, i familjes Azizi nga Presheva, të cilët qysh në vitin 1996 kanë hapur pikën e parë të derivateve në autostradën Preshevë-Bujanoc.

Në vitin e 21-të të punës së saj kjo kompani ka vendosur që pikën e gjatë ta hap në Kosovë, e që është pika e dyta me radhë në Prishtinë, pasi që një të tillë e kanë hapur në vitin 2006.

Menaxheri kryesor i Kompanisë “V-Petrol”, Agron Qerimi, ka thënë në një intervistë për KosovaPress se klienti i kënaqur është caku i kompanisë, ndërsa, shtoi se janë munduar të kursejnë edhe kohën e klientëve të tyre duke iu dhënë atyre mundësi që të kryejnë disa punë njëkohësisht, teksa marrin shërbimin në pikën e re në Veternik.

“Pika më e re tani më është me standarde evropiane, ku për klientin pikë së pari ofrojmë rehati, qetësi dhe jemi munduar që sa më pak kohë t’iu marrim klientëve. Kjo pikë e derivateve përbëhet prej disa sektorëve: sektorit të autolarjes, picerisë, marketit, si dhe këndit të lojërave për fëmijë. Besoj se ndjehen rehat me këto”, u shpreh Qerimi.

Më tej ai theksoi se “V-Petrol” ofron cilësi dhe sasi për qytetarët e Kosovës, ndërsa shtoi se kanë sjellë produkte nga brendet më të mira botërore.

“Kompania Valoni Petrol tanimë bashkëpunon me kompani prestigjioze në tërë botën, siç mund ta ceki një ‘Shell’ dhe kompani të tjera, cilësinë e ushqimit, është një meny shumë gjigante e 2017-ës dhe shërbim cilësor…Ofrojmë cilësinë më kualitative, si dhe çka është me rëndësi sasinë e garantuar për klientët tanë”, u shpreh ai.

Krejt në fund, Qerimi ka ftuar qytetarët që të vizitojnë pikën e re “V-Petrol” e cila gjendet në Veternik, ta vlerësojnë dhe të japin notën e tyre./KosovaPress/

SHPËRNDAJE