Skuadra e Real Madridit nuk ka lejuar që trofeu i fituar në Kupën e Mbretit “ta çrregullojë” dhe si mysafir i Valencisë në xhiron 33 shënoi fitore të thellë 6:3, ndërsa hero i fitores në “Mestala” ishte Gonzalo Iguain me tre gola të shënuar.

Trajneri i Realit, Hoze Murinjo, paraqiti në fushë një përbërje të kombinuar, në mënyrë që skuadra të përgatitet për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Mungesa e Pepe, Marselo dhe lojtarit më të mirë Kristiano Ronaldo nuk e penguan Realin që të vijë deri te një fitore e lartë, të cilën vendësit e zbutën vetëm në finish.

Benzema shënoi golin e parë në minutën 23. Iguain dyfishoi epërsinë tetë minuta më vonë. Humbja e lartë e vendësve u pa qartë kur Kaka në minutën 39 shënoi golin e tretë, ndërsa tre minuta më vonë serish kapitulloi mbrojtja e vendësve kur Iguain shënoi golin e tij të dytë dhe të katërtin për Realin.

Kaka në minutën 53 serish asistoi Iguain dhe në këtë mënyrë i mundësoi që të kompletojë het-trikun e tij. Valencia shënoi golin e parë në minutën 60 përmes Soldado. Por, vetëm dy minuta më vonë Kaka shënoi golin e gjashtë për Real Madridin.

Pas arritjes së epërsisë prej 6:1, madrilenët u liruan pak dhe këtë e shfrytëzuan vendësit, duke shënuar edhe dy gola përmes Jonas dhe Alba.

 

Në ndeshjet tjera të javës 33 të La ligës në futboll takohen:

 

DJE MBRËMA

Barcelona – Osasuna

Atletik Bilbao – Real Sociedad

 

SOT

Herkules – Deportivo La Korunja

Majorka – Getafe

Rasing – Malaga

Sproting Hihon – Espanjoll

Atletiko Madrid – Levante

Sevila – Vilareal

 

TE HENEN

Saragoza – Almeria

Tabela: Barcelona 85, Real Madrid 80, Valencia 63, Vilareal 57, Atletiko Bilbao 48, Sevila 46, Atletiko Madrid 46, Espanjoll 45, Levante 42, Majorka 39, Sociedad 38, Hihon 38, Deportivo 38, Getafe 37, Santander 37, Osasuna 35, Malaga 33, Saragoza 33, Herkules 30, Almeria 26.

SHPËRNDAJE