Valdet Sadiku Zyrtari ndërlidhës i Kosovës në prag të largimit të tij nga Beogradi, si amabsador ai ka vizituar se fundit here Luginen e Preshevës, meqerast e pruit nga kryterai i KKSH-së dr.Shukri Ymeri dhe bashkepuntoret e tij. Kryterai i KKSH-së ka falenderuar z.Sadiku për bashkepunim dhe inetresimin e shiptareve te Luginen e Preshevës.
Falenderime dhe mirënjohje ambasadorit të Republikës së Kosovës z.Valdet Sadiku!
Ndryshe, Kryetari i KKSH-së dr.Ymeri e falënderoi për vizitën që po i bënë Luginës së Preshevës dhe se është shumë e rëndësishme që shteti i Kosovës po luan një rol aktiv sa i përket shqiptarëve të kësaj treve.
Pas një mandati pesëvjeçar, Sadiku ka thëne se nuk ka dilema që bisedimet e Brukselit do të vazhdojnë, vetëm modaliteti i këtyre bisedimeve është duke u konsiliduar.
Zyrtari ndërlidhës Valdet Sadiku në Beograd dhe Dejan Paviçeviç në Prishtinë kanë për detyrë të lehtësojnë zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.
Preshevari Sadiku, ne një mision të tillë erdhi në Beograd – në korrik 2013, ai kishte shtatë ditë pauzë, kur ai ishte duke u përgatitur për largimin e tij në Australi dhe përfundoi në Beograd, sepse paraardhësi i tij, Lulzim Peci dha dorëheqjen pas dy ditësh në Serbi.