ExCLUSIVE: Interviste me yllin e estrades shqiptare, këngëtaren e mirënjohur Valbona Peraj e cila jeton dhe vepron në Amerikë

Valbona Peraj është një nga këngëtaret shqiptar me emer qe nga shume kush krahason here e me Patricai Kas e here me Merylin Monron.. e cila ka zgjedhur një tjetër “planet” për të ndërtuar karrieren dhe perspekiven e saj.

Zonjusha Peraj vjen në këtë intervistë eksluzive per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” me një rrëfim interesant për jetesën e saj të re në Amerikë. Ajo flet për arsyet që e çuan drejt një kontinentit me te madh dhe fiqishem ne bote, aktivitetet ne prfesionin e saj konceretet, spotet nd Këngëtarja tregon se shumë shpejt ka një projekt të ri muzikor, ndërkohë nuk ngurron të japë komentin e saj edhe mbi zhvillimet politike në vend.

 

Shume femra ne Sqhiperi kane punuar prostituta apo përmes dashnoreve te pasur bejne ca kenge dhe dalin duke bere striptizem apo lezbicizem ne ekranet shqiptare

Presheva Jonë: Fillimisht nje pyetje standarde Valbona. Na jepni leternjfotmin e juaj ? Kush eshte Valbona Peraj ! Shkollimi, studimet ..deri pergattijen e valixheve per Amerikë

Valbona Peraj: Faleminderit per vleresimin tuaj.Valbona eshte Besimtare e fese shqiptare me origjine Shkodrane. E rritur ne Tirane dhe aktualisht banuese ne NY.USA. Kam mbaruar Fakultetin Politeknik te Tiranes ne Drejtimin e Inxhinierise si dhe si Faktultet te Dyte “Juridikun”

 

Presheva Jonë: Pse zgjodhet bash Amerikën Valbona?

Valbona Peraj: Ne fakt Para se te merrja rrugen per us punoja ne Ministrin e Transporteve ne DPSHTRR , pashe qe nderrimet politike ne shqiperi prikin si gjithmone popullin e jo pushtetarin , duke u perballur cdo dite me probleme ne vendin e punes ku merrja cdo dite presione qe te jepja doreheqje apo duke u perballur me manjak e pisa te pushtetit vendosa te provoj per here te pare rrugen e emigracionit duke menduar qe ketu ti jap djalit tim nje te rdhme me te mire pse jo dhe vetes time

Presheva Jonë: CW e juaj na ka  rene ne dore. Keni qene drejtoreshe ne Ministrine e Transporteve. Keni pasur edhe oferta nga partite kryesore ne vend. Pse zgjodhe tmuitziken e spe nuk deshet të merreni me politike?

Valbona Peraj: Muzika ka qene rrugetimi i jetes time qe e vogel.Por sic e kemi ne shqiptaret qe i duam femite te behen ata qe duam ne dhe jo ata qe vertet ata kane ne pasion ,kehtu ndodhi me me familjen time .Ata nuk e donin muziken dhe nuk eshte se me mbeshteten shume ne rruget time te artit ku ato ishin me te kenaqur qe me shikonin duke punuar ne pune shteti se sa ne rrugen e artit. Me pas u martova me nje person qe me vuri kush o martesen o muziken.Du pare qe asnjeri nuk ishte ne krahun tim vendosa ta nderpres muziken per nje periudhe te gjate kohe.U martova ,u bera mami por u largova me tup por jo me shpirt nga arti..dhe ja ku jam e rikthyer para 2-3 viteve pas nje pause 7-8 vjecare

 

Presheva Jonë: Te jesh kengetare sot ne Amerike cka don te thote. Na thuani dic per sukseset e juaja, koncertet pritja e publikut, sa CD apo spote keni regjistruar ?

Valbona Peraj: Eshte nje gare e madhe ,nje pelplasje thashethemash dhe intrigash te pa skrupullta .Ne shkodranet kemi nje shprehje . Nuk mbulohet Delli me shoshe, nese ti punon dhe punon fort do vije dhe dita jote e kerkuar dhe suksesi i kesaj dite triumfuese eshte shume me i bukur se ai per te cilin ta dhurojne te gatshem.Kocertet jane te vazhduashme ,kur une me shume kendoj ne gezimet familjare ,si dasma,fejesa ,ditelindje e pagezime ,por festat kryesore jane dhe per data te caktuar si viti i Ri , Crismas,7-8 marsi, Shen valentini. Festat e Flamurit ku dhe gjate ketij muaji kam disa koncerte madheshtore ne Texsa, Florida, New York ,Michigan,e ne shume vende te tjera per pavaresin e Kosoves. E persa i perket Disqeve ,kam nxjerre ne treg para se te shkeputem nga muzika nje disk me kenget e mia pjemarrese ne festivalet e ndryshme Ne Top channel e deri me sot kam bere kenge e Klipe ku rikthimi im ishte me kengen “Jam Arbnore” per nder te 800 vjetorit te Krijimit te shtetit Arber..Kam bere shume disa kenge dhe klipe te tjera. Tani nga vera kam ne plane per kenge te reja dhe bashkepunime te tjera. Ndoshta pse jo dhe me nje permbledhje te te gjitha kengeve te mia ne nje album te vetem.

 

Presheva Jonë: Valbona me cfare do te gezoni ne te ardhmen fansat, simpatizuesit e juaj, publikun shqiptar. Me projekte, kenge a spote te reja ?

Valbona Peraj: Deri tani kam punuar me kompozitore te Shqiperise dhe kete vere do vi me bashkepunime jashte shqiperie dhe te shpresoj te jene te mirepritura nga publiku shqiptare kudo qe te jete .

Presheva Jonë: C’fare mendoni sot për muziken shqiptare, eshte ne rruge te mbare. Nese kemi parasysh tallavate, muzika apo kengetaret nuk jane ne rruge te mbare. A mund te jete kengetar-e cdo person i cili mban nje mikrofon ne dore?

Valbona Peraj: Muzika e ka humb udhen e saj qe ne fillimet e demokracise apo te quajtur ndryshe periudha e tranzicionit ku une kam thene dhe e rithem qe Shqiperia per fat te keq periudha e tranzicionit po i kalon kufinjte e normales. Ne te gjithe boten ka nga keto mbeturina por jo si ne Shqiperi. Ku shume femra kane punuar prostituta dhe kthehen se kane bere ca lek apo kane dashnore te pasur e bejne ca kenge dhe dalin duke bere striptizem, apo lezbicizem ne ekranet shqiptare dhe neser BOOOM jane kengetare me fame. Por kjo eshte fatekeqesi ku kenga ne Shqiperi shihet dhe nuk degjohet.

 

Presheva Jonë: Valbona edhe dicka, po tmos ishit kengetare do te kishin zgjedhur politiken apo aktrimin sepse per as ate e as per ket duket se nuk ju mungon talenti ?

Valbona Peraj: Te them te drjeten e gjithe jeta jone reale eshte Akritm e perzier me nota politike qe do te thote nese nuk di te akrosh dhe te sillesh si politikane qe te genjesh apo dhe te lejkatosh pak ti je e humbur.Kam provuar te jem ne disa filma si aktore ,por nuk eshte se me ka pelqye ,gjithashtu kam qene s i imazh i produkteve ne shqiperi.E persa i perket pjeses se politikes kam patur dhe akoma kam oferta te majme dhe te lakmueshme politike nga pati te ndryshme ne Vendin tone.Por asnjera ska qene e bindeshme per mua deri me tani.Pastaj une kam nje gje te keqe ne cdo pune qe bej kur e marr persiper mundohem dhe jap perkushtimin tim maksimal dhe me pelqen te jap 100% maksimumin tim qe ta permbush detyren e marre persiper.Sot nuk jam akoma gati ti futem kesaj rruge.Nuk them kur por te ardhmes si dihet .Por ne keto momente kam shume projekte me te rendesishme se sa te mendoj te merrem me politike grabitqaresh

 

Presheva Jonë:  Kur kujtoni Shqipërinë për çfarë ndjeni mallë? Shkoni shpesh ?

Valbona Peraj: Ne shqiperi mora gjera te mira dhe zhgenjyese . Ata me rriten dhe me bene kete qe jam sot .Shqiperia nuk eshte nostali per mua ,kam udhetura gjithmone si me muzike,si turiste si dhe ne kohen qe kam punuar ne administrate shteterore.

Presheva Jonë: A beni seks pa dashuri apo dashuri pa seks? Valbona: Dikush e pine kafen me sheqer e dikush pa te

Presheva Jone: Ca pyetje pas ores 24, meqe kane rene me fëmjet  n’gjume:-)) Keni qene e dashuruar dhe kur ken i pasur betejen e pare te dashurise. Meqe seksi konsiderohet si beteje, kurse martesa si lufte?

Valbona Peraj: Hahahahahaahahah une nuk jam femer lufte ta them te drejten dhe ne cdo beteje qe jam futur jam munduar te dal e fituar. Jeta eshte nje beteje qe te gjithe luftojme me armet tona dhe me mundesite tone per tja dale mbare

 

Presheva Jone: A eksiziston seksi pa dashuri apo dashuria pa seks ?

Valbona Peraj: Dikush e pi kafen me sheqer dhe dikush pa te.

Presheva jonë: Kam lexuar dikund se vajzat e bukura kryesisht jane te pamartuara dhe kane mbetur mollat lart ne rrem dhe kane frike meshkutj t’i rremyer. Mos je ti nga ato molla ?

Valbona Peraj: Une kam qene e martuar pavaresisht se ajo si martese nuk zgjati pergjithmone. Por di qe divorci me ka rrit me teper, me ka bere te kem me shume besim tek vetja dhe tek Zoti dhe te humb totalisht besimin tek njerzit dhe kjo nuk eshte per faktin qe je e bukur por per faktin se cfare ke perjetuar ne jeten tende. Njerëzit nuk njihen nga kapitulli ku ti i gjen, por ne pergjithsi ta kuptosh nje femer duhet te veshesh kepucet e saj, te ecesh ne rrugen ku ajo ka ec dhe te rrezohesh aty ku ajo eshte rrezuar dhe te ngrihesh ne menyren e saj dhe me pas te dalesh ne konkluzionet e te tilla. Kam pare njerez qe largoheshin nga une pa asnje arsye. Por kam pare he persona qe me kane qendruar prane edhe pse une ua dhashe te gjitha arsyet per te ikur.

SHPËRNDAJE