Bujanoc, 23 shkurt -Ne Bujanoc është mbajtur seminari i i trete ndërkombëtar i bletarisë me emrin “Bleta nuk njeh kufijë-2018”, në të cilën kanë marrë pjesë rreth rreth 300 bletarë nga Lufgine Preshevës, Maqedonisë dhe Kosova, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Ky organizim, nen patronazhin e komunes se Bujanocit është ndër të rrallët që bëhen në këtë pjesë, e cila ka probleme të theksuara ekonomike e sociale. Këtë panair tr mjaltit e ka përshëndetur dhe hapur kryetari i komunës, Shaip Kamberi, i cili premtoi përkrahje për bletarët.
Organizatorët thanë se nëpërmjet kësaj ngjarjeje, synojnë që të promovojnë veprimtarinë e bletarisë dhe të japin mesazhe se edhe me të, mund të mbijetohet. Sipas Selami Hysenit, kjo ditë është e rëndësishme dhe një mesazh se bletaria përveç kënaqësisë që jep, sjell edhe të ardhura familjare sa per tekste shkollore, sa per t’i shkolluar fëmijet tane.
Sipas organizatoreve, qëllimi i panairit është promovimi i produkteve të bletës dhe të bletarëve të kësaj ane, këmbimi i përvojave mes bletarëve, inkurajimi i bletarëvge por edhe i qytetarëve të tjerë për të investuar në këtë degë shumë profitabile dhe të rëndësishme ekonomike, krijimi i traditës për konsumimin e mjaltit nga qytetarët, pasi që mjalti ka vlera të larta ushqyese, dietale, shëruese etj, e dhënja e rastit bletarëve për të shitur produktet e tyre dhe për të krijuar klientelë të qëndrueshme