ellaaVetëm para pak kohësh, nëntëmbëdhjetëvjeçarja Imzela M., sapo e kishte përfunduar shkollimin si asistente e farmacisë. Dhe për një moment e humbi jetën në vijat e këmbësorëve.

Me një buzëqeshje, Imzela M. është prezantuar në profilin e saj në Facebook. Vajza e bukur nga Kosova me vendbanim në Vevey, sapo kishte filluar ta shijojë jetën dhe përnjëherë, mëngjesin e së hënës, ajo përfundoi tragjikisht.

Rreth orës 07.30 një pensionist 78-vjeçar e godet Imselën në vijat e këmbësorëve. Nga goditja e fortë, ajo u përplas në pjesën e djathtë të rrugës dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Imzela me familjen e saj jetonte vetëm pesëdhjetë metra më larg, në një ndërtesë banimi. Prindërit e saj kishin marrë rrugën e vendlindjes në Kosovë. „Sapo e morën vesh lajmin e kobshëm gjatë rrugës së gjatë, ata kthehen menjëherë dhe rreth mesnatës mbërrijnë në Zvicër. Vërtetë është e tmerrshme ajo që ka ndodhur», pohon një shoqe e Imzelës për „Blick“.

Imzela punonte në një barnatore në Lozanë dhe që nga e enjtja e kishte përfunduar shkollimin si asistente e farmacisë. «Ishte shumë e lumtur që e kreu shkollimin, dëshironte të bënte edhe maturën, bënte orë të vozitjes dhe kënaqej kur ushtronte me veturë», vazhdon shoqja.

Policia tashmë është duke hetuar shkakun se përse plaku e goditi vajzën në zebrat e këmbësorëve. Atij i është konfiskuar menjëherë patenta e shoferit. «Plaku ka thënë se i ka penguar dielli», thotë një fqinj i cili kishte nxituar në vendin e aksidentit.

Tashmë, në vendngjarje janë vendosur lule e qirinj, në përkujtim të kosovares së re, që e humbi jetën tragjikisht.

Shoqet, por sidomos familja e Imzelës, kanë qenë të shokuar nga ngjarja. Kufoma e vajzës së re do të varroset sot, sipas traditave myslimane në Kosovë.

SHPËRNDAJE