Dy ditë më parë, më 14 nëntor, ushtari Kumanovë Shala ka dhënë dorëheqje nga FSK, pasi siç thotë ai “ka shumë parregullësi, dhe se paga është e vogël.

Shala gjithashtu ka thënë se brenda FSK-së bëhen shumë padrejtësi dhje se shteti nuk i përkrah aspak ani pse janë ushtarë të FSK-së.

“Nuk është arsye pse unë kam dhënë dorëheqje që nuk i kom kushtet e mira, shyqyr Zotit kushtet ne shtëpi i kemi mire, por tu pa shume parregullsi qe ndodhin brenda FSK-së dhe shume padrejtësi, e tu dal te rroga qe është tepër e vogël, sigurim s’ka me një mënyrë shteti nuk të përkrah hiq pse je ushtar i FSK-se”, ka thënë ai.

I riu ka shërbyer në Ushtrinë e Kosovës për tri vite radhazi, por që edhe pas dorëheqjes, ai thotë se do jetë gjithmonë në shërbim të atdheut.

“Sot me daten 14.11.2022 pas 3 viteve rrugëtim dhe shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, do të filloj një rrugëtim të ri jashtë ushtrisë por kjo nuk do te thotë që s’do të jem në shërbim të atdheut”, ka thënë Shala.

SHPËRNDAJE