Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka deklaruar se raketa që ra në vendin e tij dhe vrau dy persona duket të jetë një “aksident fatkeq”.
Ka shumë të ngjarë që raketa, e prodhuar nga Rusia, të përdorej nga mbrojtja ajrore ukrainase, shtoi ai.
Nuk kishte arsye për të besuar se incidenti me raketa ishte një sulm i qëllimshëm, tha Duda, ose se raketa ishte lëshuar nga pala ruse.