uuuuuuuuuuu_7031_thmb4

Reperi Rebel a.K.a UniKKatil, i cili njihet edhe për grupin e tij ku dominojnë fotografitë kuq e zi dhe grupin me emrin The Bloody Alboz (Shqipet e përgjakshme), pas urimit për Ditën e Flamurit në profilin e tij në Instagram ka postuar edhe një foto tjetër

Një ndër të parët që kanë uruar të gjithë shqiptarët për festën e Flamurit ka qenë edhe Viktor Paloka që në skenë njihet më shumë me emrin UniKKatil.

UniKKatili pasi ka postuar foton me Skendërbeun për këtë festë, ai ka postuar edhe një foto tjetër të një plaku nga Presheva, shkruan GazetaExpress.

“Kqyrne bre çfarë frajeri ky plaku i Preshevës për 28 nëntor. Rrofsh o burrë!!!”, ka shkruar reperi.

SHPËRNDAJE