Komandanti i forcave të armatosura të Ukrainës, ka njoftuar se Rusia ka humbur 191.420 ushtarë në Ukrainë, që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Ky numër përfshin 460 të vrarë vetëm gjatë ditës së hënë, ku forcat ukrainase arritën me sukses të kryejnë disa operacione.

Sipas ukrainasve, Rusia gjithashtu ka humbur 3701 tanke, 7193 mjete tjera të blinduara, 5851 kamionë cisternë, 2930 sisteme artilerike, 544 sisteme raketore, 298 tjera të mbrojtjes kundërajrore, 308 aeroplanë, 294 helikopterë, 2477 dronë dhe 18 anije.

Në anën tjetër, Rusia vetëm një herë ka publikuar të dhënat sa i përket humbjeve në luftë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Madje Vladimir Putin me çdo kusht tenton t’i fshehë këto shifra, duke tentuar t’ua “shet” qytetarëve informacionin se po “fitojnë” në Ukrainë.

SHPËRNDAJE