???????????????????????????????Selia e UIT , Gjenevë

Gjenevë/UIT, 28 shtator  –“Kodi 383 së pari nuk di ku dhe si e kane gjetur ?!. S’di ndoshta mund te jete i Serbisë. Pyeti ata ne Prishtine, ata mund ta dinë. Por një gjë çfarë mund t’ju konfirmoje një gjë,  se Unioni i Telekomunikacionit Ndërkombëtar nuk ka atribuuar ketë kod me numrin 383 për Kosovën e as kurrfarë kodi tjetër. UIT për me momentin nuk është i involvuar për kodin e telefonisë ne Bruksel.  Pra, kjo çështje mbetet mes  Prishtinës dhe Beogradit   ” ka thënë sot për  “Presheva Jonë” shefi për komunikim me mediat ne selinë e UIT-së ne Gjenevë z.Dimitry Leger.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar qe prej kohe madje edhe tash ne Bruksel se  “Austria ka aplikuar pranë Organizatës Ndërkombëtare të Telekomunikacionit (ITU) për kodin telefonik të Kosovës, në pajtim me marrëveshjen e Brukselit për telekomunikacionin.”

“Tahiri: Austria ka aplikuar për kodin telefonik të Kosovës..”,”Kosova me kod telefonik, Austria aplikon pranë ITU”, “Tahiri: Në pjesën e parë të marsit (2016) Kosova e merr kodin shtetëror”, “Me 1 shtator zyrtarizohet kodi telefonik i Kosovës”, janë këta vetëm disa tituj qe kemi shkëputur nga deklaratat e ministres Edita Tahiri për mediat.

Ministrja Edita Tahiri theksoi se kodi telefonik i Kosovës do të jetë 383 dhe marrja e kodit ndërkombëtar nga Organizata ndërkombëtare e telekomunikacionit (ITU)

Per dallim nga ketu deklarata, premtime qe si duket po mbesin vetëm data e shifra ne letër, sepse zyrtarët e nga Organizata ndërkombëtare e telekomunikacionit (ITU) me seli ne Gjenevë thonë pak me ndryshe.

 

Dimitry Leger: UIT nuk ka atribuuar kodin e telendisë 383 për Kosovën 

ituutt

Houlin Zhao, sekretari i përgjithshme i Unionit te Telekomunikacionin Ndërkombëtar me seli ne Gjenevë duke përshëndetur dialogun  ne Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë rreth  kodit të mundshëm të telefonisë për Kosovën-.”  kane pohuar zyrtaret e IUT ne Gjeneve para ca muajsh. Por, për momenti s’ka lajme te mira nga Brukseli e as nga Gjeneva për kodin e telefonisë për Kosovën, megjithëse bisedimet edhe dy dite do te vazhdojnë. Duket se po del që ky kodo i telefonisë  383 është i Serbisë.  Ndryshe, zyrtaret e UIT ne Gjeneve sot duke demantuar ministren Tahiri, kanë konfirmuar se prefiksi, apo siç po e quajnë tashme kodi famoz 383.  nuk është i atribuuar nga kjo organizatë ndërkombëtare për Kosovën.

“Kodi 383 së pari nuk di ku dhe si e kane gjetur ?!. S’di ndoshta mund te jete i Serbisë. Pyeti ata ne Prishtine, ata mund ta dinë. Por një gjë çfarë mund t’ju konfirmoje një gjë,  se Unioni i Telekomunikacionit Ndërkombëtar nuk ka atribuuar ketë kod me numrin 383 për Kosovën e as kurrfarë kodi tjetër. UIT për me momentin nuk është i involvuar për kodin e telefonisë ne Bruksel.  Pra, kjo çështje mbetet mes  Prishtinës dhe Beogradit   ” ka thënë sot, shefi për komunikim me mediat ne selinë e UIT-së ne Gjenevë z.Dimitry Leger.

Për fund do shtuar se zyrtaret e Unioni i Telekomunikacionit Ndërkombëtar (ITU) me seli në Gjenevë  disa here që prej kohesh kane sugjeruar ministren kosovare dhe Prishtinën zyrtare qe te marrin, huazojnë (temporer)  numrin nga Shqipëria, derisa Kosova të bëhet anëtare e UIT apo OKB-së.  Pas refuzimit të Tiranës zyrtare që Kosovës t’i mundësohet të përdorë të njëjtin prefiks të telefonisë me Shqipërinë, shpresat nuk i shuar shuar. Kështu shprehen së paku anëtarët nga Qeveria e Kosovës sa here që shkojnë apo kthehen nga Brukseli me propozime e versione të ndryshme sikur ky i fundit me Austrinë.

SHPËRNDAJE